Katër rregulla të thjeshta që i bëjnë qytetet japoneze ndër më të jetueshmet në botë
Çfarë e bën një qytet vërtet të mirë për të jetuar? Jo domosdoshmërisht ndërtesat e larta, teknologjia apo numri i atraksioneve, por mënyra se si një banor e përjeton ditën e zakonshme: sa lehtë shkon në punë, sa afër e ka një dyqan, sa i qasshëm është transporti dhe sa mirë funksionojnë hapësirat që ndajnë të gjithë. Japonia duket se e ka gjetur një pjesë të kësaj formule. Në Indeksin Global të Jetueshmërisë 2026 të Economist Intelligence Unit, Osaka u rendit e shtata dhe Tokioja e dhjeta në botë. Kjo e bëri Japoninë të vetmin shtet aziatik me dy qytete në dhjetëshen më të mirë. Pas këtij rezultati qëndrojnë faktorë si stabiliteti, shëndetësia, arsimi dhe infrastruktura, por edhe një mënyrë e veçantë e planifikimit urban....
Burimi:
kultplus.com