Mbyllet protesta e 68-të kundër qeverisë, qytetarët: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës

Mbyllet protesta e 68-të kundër qeverisë, qytetarët: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës

Është mbyllur mbrëmjen e kësaj të enjteje protesta e 68-të qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Rama, e zhvilluar përpara godinës së Kryeministrisë. Qytetarët u mblodhën sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbajtën fjalimet e tyre kundër qeverisë për të kërkuar largimin e Edi Ramës, duke e cilësuar këtë si kërkesën kryesore të aksionit të tyre politik dhe qytetar. Gjatë protestës nuk munguan thirrjet kundër kryeministrit, ndërsa protestuesit mbajtën pankarta me mesazhe kundër qeverisë. Nga sheshi u përcoll mesazhi se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, me qytetarët që deklaruan se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre. Pas fjalimeve dhe marshimit në bulevard, protesta u mbyll, ndërsa pjesëmarrësit paralajmëruan rikthimin sërish ditën e nesërme për të vijuar aksionin qytetar. “Ne nuk ndalemi...