Ambasada e SHBA-së: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, institucionet duhet të formohen sipas Kushtetutës
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka kërkuar nga liderët politikë në Kosovë që të punojnë duke u bazuar në Kushtetutë dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për ndërtimin e institucioneve të reja. Duke alarmuar për mundësitë e humbura, ambasada thekson se ka ardhur koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve. Në një përgjigje për mediat në Kosovë, para nisjes së seancës konstituive, nga kjo ambasadë kanë thënë se udhëheqësit politikë të Kosovës duhet të punojnë së bashku për formimin e institucioneve. “Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.Populli i Kosovës pret nga udhëheqësit e tij që të përmbushin zotimin për...
Burimi:
sot.com.al