Kuvendi i Kosovës/ LVV kërkon më shumë kohë për bisedime me opozitën, shtyhet seanca konstituive

Kuvendi i Kosovës/ LVV kërkon më shumë kohë për bisedime me opozitën, shtyhet seanca konstituive

LVV nuk ka propozuar një emër për kryeparlamentar të Kosovës duke kërkuar kohë për bisedime të mëtejshme me partitë opozitare. Drejtuesi i LVV Albin Kurti deklaroi se ky konstituim s’mund ta çdojë vendin sërish në zgjedhje “Zgjedhjet e 7 qershorit të tretat brenda 17 muajve. Falënderoj krerët e PDK dhe LDK për bisedimet, kryem bisedime dhe me AAK. Konstituimi s’duhet të na çojë në zgjedhje të panevojshme të paarsyeshme, ndaj kërkojmë kohë shtesë për marrëveshje për president”, tha Kurti. Pas kësaj, drejtuesi i seancës Dehari shtyu seancën konstituive.