Alarm në Greqi/ Kosturi izolohet pas shpërthimit të lisë së deleve dhe dhive, ndalohet lëvizja e bagëtive

Alarm në Greqi/ Kosturi izolohet pas shpërthimit të lisë së deleve dhe dhive, ndalohet lëvizja e bagëtive

Autoritetet greke kanë vendosur në karantinë qytetin e Kosturit dhe fshatrat përreth, pas konfirmimit të vatrave të lisë së deleve dhe dhive në një fermë pranë Argos Orestikos. Masat veterinare synojnë të frenojnë përhapjen e sëmundjes, ndërsa kontrollet në zonë janë shtuar ndjeshëm. Në të gjithë rajonin ndalohet shitblerja dhe nxjerrja e kafshëve të gjalla. Brenda zonave të përcaktuara ndalohet edhe kullotja, ndërsa therja lejohet vetëm në thertoren më të afërt, me autorizimin e shërbimit veterinar. Rreth fermës së prekur është krijuar një zonë mbrojtjeje prej pesë kilometrash dhe një zonë mbikëqyrjeje prej njëzet kilometrash. Lija e deleve dhe dhive është një sëmundje virale shumë ngjitëse, e cila prek vetëm këto kafshë. Ajo shkakton temperaturë, dobësi, humbje të oreksit dhe plagë apo kokrra në lëkurë....