Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë u bëri thirrje liderëve politikë në Kosovë të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve të reja në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Reagimi vjen pasi dështoi edhe përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit. Në reagimin e saj, Ambasada amerikane tha se qytetarët presin që udhëheqësit të veprojnë në interesin më të mirë të vendit, duke paralajmëruar se ngërçi politik po i kushton Kosovës mundësi të humbura. “Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Populli i Kosovës pret nga udhëheqësit e tij që të përmbushin zotimin për të punuar në interesin më të mirë të vendit”, thuhet në reagimin e Ambasadës. Mesazhi erdhi pasi kryeministri...
Burimi:
javanews.al