Detaje të reja nga arrestimi i Ergys Agasit / Ja çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni

Detaje të reja nga arrestimi i Ergys Agasit / Ja çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni

Pas arrestimit të Ergys Agasit në Durrës, një ditë më parë, kanë dalë detaje të reja mbi operacionin e zhvilluar nga Policia e Durrësit në bashkëpunim me SPAK-un. RTSH mwson me burime nga hetimi se ndjekja e Agasit dhe ish-policit të shpallur në kërkim Uljan Shpataraku nisi në qytetin e Elbasanit, ku një patrullë policie pikasi automjetin tip “Audi Rs6” me të cilin ata udhëtonin. Pas sinjalizimit, forcat operacionale u vunë në ndjekje të mjetit, duke organizuar një operacion të gjerë për neutralizimin e tyre. Ndjekja vijoi nga Elbasani në drejtim të Peqinit, Rrogozhinës dhe më pas Durrësit, deri në zonën e Plepave. Në këtë pikë, automjeti u rrethua nga forcat operacionale dhe të dy personat u prangosën. Drejtues i mjetit ishte Shpataraku, ndërsa Agasi...