28 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Vëmendja në Qarkun e Dibrës

28 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Vëmendja në Qarkun e Dibrës

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 3 nën mbikëqyrje. Sipas Ministrisë vëmendja kryesore është në Qarkun e Dibrës, ku mbeten aktive dy vatra, ndërsa situata në Malin e Dajtit paraqitet e përmirësuar. Në operacionet e shuarjes janë angazhuar në total 330 forca operacionale dhe 35 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 50 efektivë dhe 1 helikopter. Ministria e Mbrojtjes – informim mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit, nga ora 09:00 e datës 26 gusht deri në orën 09:00 të datës 27 gusht 2026, janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 4...