Një kapitull i ri për Leon dhe Lelën, klipi ”Don” shënon rikthimin e çiftit nga BBVK3
Showbiz E Enjte, 6 Gusht 2026 19:28 Pas javësh spekulimesh për raportin e tyre, Lela dhe Leo duket se kanë vendosur ta bëjnë publike kapitullin e ri të historisë së tyre. Dyshja e njohur nga “Big Brother VIP Kosova 3” shfaqet krah njëri-tjetrit në klipin e ri të Leos, ku Lela merr rolin kryesor. Videoja paralajmëruese ka mjaftuar për të ndezur reagimet e fansave, ndërsa prania e Lelës në këtë projekt shihet si një konfirmim i afrimit të tyre pas periudhës së ndarjes. Kënga e re e Leos publikohet nesër në orën 18:00, por para premierës, dyshja ka zgjedhur të zbulojë për publikun se mes tyre duket se ka nisur një tjetër kapitull.
Burimi:
kohajone.com