Kurti nuk propozon asnjë emër për kryetar të kuvendit, kërkon kohë për Presidentin e ri
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë, ndërkohë që kryeministri Albin Kurti kërkojë kohë shtesë për diskutimet për Presidentin e ri. “Ne duam bisedime edhe me PDK-në, edhe me Aleancën, edhe pse refuzimi i tyre është i qartë. Duam të ecim përpara bashkërisht, por na duhet dakordimi sa më i gjerë për presidentin unifikues, ashtu siç e kërkon kushtetutshmëria për të cilën u betuam sot”, deklaroi Kurti në Kuvend. Më herët deputetët e legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës u betuan, duke marrë zyrtarisht mandatin e tyre si përfaqësues të popullit.
Burimi:
kohajone.com