Revolta e 68 kundër Ramës, nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë largimin e kryeministrit
Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”. Për 68 ditë me radhë, në mbarë vendin po zhvillohen protesta masive kundër kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e tij nga detyra. Ata janë shprehur të vendosur se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është e panegociueshme, duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e këtij qëllimi. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeveri teknike 12-mujore, po ashtu hetimin e kryeministrit Edi Rama nga SPAK.
Burimi:
sot.com.al