Rama mbledh ministrat në fund të gushtit! Qeveria “nxeh motorët” para sezonit të ri politik

Rama mbledh ministrat në fund të gushtit! Qeveria “nxeh motorët” para sezonit të ri politik

Shtatori politik pritet të jetë mjaft i nxehtë për qeverinë. Burime për Vizionplus.tv bëjnë me dije se, në fund të muajit gusht, kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat në një takim të ngushtë, ashtu siç tashmë është bërë traditë prej vitesh. Të njëjtat burime konfirmojnë për Vizionplus.tv se Rama do t’i mbledhë ministrat më 24 dhe 25 gusht, ku secili prej tyre pritet të paraqesë prioritetet e vitit të ri politik. Konfirmohet gjithashtu se “retreat”-i do të zhvillohet në qytetin liqenor të Pogradecit. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama prezantoi para ministrave dhe drejtuesve politikë dokumentin “BESA”, i cili konsiderohet si një marrëveshje e re me qytetarët në mandatin e katërt të qeverisjes së socialistëve.