Zelensky viziton Beogradin javën e ardhshme, takim me Vuçiç
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Beograd më 8 gusht, njoftoi zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ende nuk ka detaje për vizitën në Beograd, por dy presidentët u takuan për herë të fundit në mes të korrikut në Kiev, në kuadër të samitit Ukrainë-Evropa Juglindore. Vuçiq gjatë qëndrimit në kryeqytetin ukrainas konfirmoi se ishte i vetmi pjesëmarrës në samit që nuk e kishte nënshkruar deklaratën e përbashkët për vazhdimin e mbështetjes politike, ushtarake, financiare dhe të sigurisë për Ukrainën, si dhe për forcimin e presionit ndaj Rusisë. Në këtë dokument, ndër të tjera, Rusia akuzohet për agresion të paligjshëm, të paprovokuar dhe të pajustifikuar ndaj Ukrainës dhe i bëhet thirrje që menjëherë t’i japë fund luftës, si...
Burimi:
vizionplus.tv