SHBA humb durimin me Kosovën, kërkon fundin e ngërçit politik

SHBA humb durimin me Kosovën, kërkon fundin e ngërçit politik

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë u ka bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë që procesi i krijimit të institucioneve të reja të zhvillohet në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Në një reagim publik, ambasada amerikane theksoi nevojën për bashkëpunim politik dhe për përparësi ndaj stabilitetit dhe funksionimit institucional, duke paralajmëruar për pasojat e zgjatjes së ngërçit politik. Reagimi i SHBA-së vjen pas seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila nuk arriti të përmbyllej me konstituimin e plotë të institucionit. Gjatë seancës, kryeministri në detyrë Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për bisedime lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit. Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve zgjedhore. Ky afat përfundon...