Rama mbledh Qeverinë në Pogradec, ministrat pritet të raportojnë për prioritetet e mandatit

Rama mbledh Qeverinë në Pogradec, ministrat pritet të raportojnë për prioritetet e mandatit

Nuk do të ketë pushime vere deri në fund të gushtit për ministrat e Qeverisë Rama 4. Kryeministri Edi Rama do ta vijojë traditën e takimeve informale të Qeverisë njohur si ‘retreat’, përpara sesionit të ri parlamentar. Burime nga qeveria i konfirmuan gazetarit Muhamed Veliu se me 24 dhe 25 gusht pritet që të gjithë ministrat të raportojnë për prioritetet e secilës ministri për muajt në vazhdim. Të njëjtat burime pohuan se ky retreat, parashikohet të mbahet në qytetin e Pogradecit. Ndërkohë, nga brenda Partisë Socialiste, nuk përjashtohet mundësia edhe e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare Socialiste në fillim të shtatorit përpara rinisjes nga puna të Parlamentit, ky seanca e radhës është me 7 shtator. Nëse kjo ndodh atëherë ky mund të jetë momenti nga ku...