Sllovakia thyen rekordin, temperaturat shkojnë në 42.2 gradë

Sllovakia thyen rekordin, temperaturat shkojnë në 42.2 gradë

Bota E Enjte, 6 Gusht 2026 20:37 Sllovakia regjistroi një temperaturë rekord prej 42.2 gradë Celsius të mërkurën, gjatë një vale të nxehti që po godet Evropën Qendrore. Temperatura më e lartë e regjistruar në Dolné Plastince, një fshat në jug të vendit, tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 41.4 gradë Celsius, të regjistruar një ditë më parë në jugperëndim të vendit, bëri të ditur Instituti Hidrometeorologjik Sllovak (SHMU). Në kryeqytetin Bratislavë, i cili gjithashtu përjetoi temperatura rekord për Sllovakinë këtë javë, Maros Danko, 38 vjeç, tha se po kalonte më shumë kohë në shtëpi se zakonisht.