Në vend të rindërtimit ngrihet bazë ushtarake në Gaza, Bordi i Paqes jep kontratën e parë
Bordi i Paqes, i krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës, ka dhënë kontratën e parë të ndërtimit në këtë territor palestinez. Projekti parashikon ndërtimin e një baze të përkohshme ushtarake për 150 pjesëtarë, ku do të vendosen ushtarë marokenë. Sipas gazetës britanike The Guardian, kontrata ende nuk është konfirmuar përfundimisht, por i është dhënë kompanisë amerikane Arkel International, e cila më parë ka realizuar projekte për qeverinë amerikane në vende si Iraku. Bordi i Paqes drejtohet nga Trump, ndërsa në udhëheqjen e tij janë edhe Jared Kushner dhe Steve Witkoff. Një zyrtar i komitetit tha se disa kontrata janë në fazën përfundimtare të përgatitjes, por asnjëra nuk është finalizuar ende. Baza ushtarake do të ndërtohet në një zonë nën...
Burimi:
javanews.al