Avokati takohet me Ergys Agasin: Nuk ka prekur financat publike, sepse s’ka mbajtur post shtetëror
Ergys Agasi pas arrestimit ditën e djeshme qëndroi deri në mesnatë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku agjentët e BKH-së, menjëherë pas arrestimit bënë ekzekutimin e masës arrest me burg. Pasi iu komunikua masa ai u transferua në ambientet e Bllokut të Sigurisë, aty ku do të qëndrojë derisa të dalë para GJKKO-së për vlerësimin e masës. Ndërkohë që ditën e sotme avokati Maks Haxhia ka takuar Agasin vetëm disa orë pasi u transferua te Blloku i Sigurisë. Haxhia deklaroi se ka kërkuar dosjen në mënyrë që të ngrenë pretendimet. “Ky është një takim i parë dhe përgatitemi për procesin që është në ditët e afërta lidhur me kushtet e arrestimit. Ne duam dosjen, sepse është e turpshme që edhe pas kaq...
Burimi:
gijotina.com