Kuvendi mbetet në ngërç, Kurti kërkon dakordësi për presidentin: Të ulemi në tryezën e bisedimeve
ALBIN KURTI KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se nevojitet më shumë kohë për konsultime mes partive politike, duke kërkuar që punimet e Kuvendit të Kosovës të vijojnë vetëm pasi të arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri. Pas ndërprerjes së seancës, në një konferencë për mediat, Kurti tha se një dakordësi mes subjekteve politike është e nevojshme për të shmangur mundësinë e zgjedhjeve të reja të parakohshme. Ai bëri të ditur se është i gatshëm të vazhdojë bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ndërsa ftoi në negociata edhe kreun e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, si dhe drejtuesin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini. Sipas Kurtit, nëse posti i kryetarit të Kuvendit i takon partisë...
Burimi:
zeri.ai