Guterres: Sulmet ndaj civilëve në Ukrainë dhe Rusi duhet të ndalen menjëherë

Guterres: Sulmet ndaj civilëve në Ukrainë dhe Rusi duhet të ndalen menjëherë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dënoi ashpër sulmet e fundit në shkallë të gjerë me raketa dhe dronë të forcave të armatosura ruse ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës. Sipas një deklarate të zëdhënësit të tij, sulmet kanë shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e dhjetëra civilëve, si edhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturën civile. Guterres shprehu gjithashtu shqetësimin e tij të thellë për përshkallëzimin e vazhdueshëm të konfliktit. Në të njëjtën kohë, ai dënoi edhe sulmet e fundit me dronë të Ukrainës në disa rajone të Rusisë, të cilat, sipas raportimeve, kanë shkaktuar viktima mes civilëve dhe dëme në infrastrukturën joushtarake. “Sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile përbëjnë një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe duhet të ndalen menjëherë”,...