OKB i kërkon SHBA-ve të heqin sanksionet ndaj Kubës
Ekspertët e të drejtave të njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë dënuar masat e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj Kubës, duke i bërë thirrje Uashingtonit të heqë sanksionet, pasi sipas tyre ato po përkeqësojnë krizën humanitare në ishull. Në një deklaratë të publikuar të enjten, ekspertët theksuan se sanksionet, përfshirë kufizimet e zgjeruara ndaj sektorit energjetik të Kubës të shpallura më 23 korrik, kanë vështirësuar importin e karburanteve në një kohë kur vendi po përballet me mungesa të theksuara dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike. Sipas tyre, pasojat humanitare po shndërrohen në një krizë të plotë, duke rrezikuar të drejtat për shëndet, jetë, ushqim dhe zhvillim. Ata paralajmëruan se grumbullimi i mbeturinave në disa zona të Havanës po rrit rrezikun...
Burimi:
vizionplus.tv