Delmer Daves, regjisori amerikan që shënoi historinë e filmave western
Më 24 korrik 1904 lindi Delmer Daves, një nga skenaristët, regjisorët dhe producentët më të njohur të kinemasë amerikane, i cili la gjurmë të veçanta në zhanrin e filmave western. I lindur në San Francisko, Daves u diplomua në Universitetin Stanford dhe karrierën në industrinë e filmit e nisi si aktor dhe skenarist. Më pas ai u përqendrua në regji, duke realizuar një sërë filmash që u vlerësuan nga kritika dhe publiku. Ai u bë veçanërisht i njohur për filmat “Broken Arrow” (1950), “The Last Wagon” (1956), “3:10 to Yuma” (1957) dhe “The Hanging Tree” (1959), të cilët konsiderohen ndër veprat më të rëndësishme të zhanrit western. Gjatë karrierës së tij, Daves punoi me emra të njohur të kinemasë si Humphrey Bogart, Gary Cooper, James...
Burimi:
kultplus.com