Arkëtarja me policin hapën kasafortën dhe mbushën 11 thasë me lek/ Dëshmia e ish-drejtorit të Bankës

Arkëtarja me policin hapën kasafortën dhe mbushën 11 thasë me lek/ Dëshmia e ish-drejtorit të Bankës

Dashnor Kaloçi Plot 35 vite të shkuara, në fundin e dhjetorit 1991 dhe fillimin e janarit 1992, kur regjimi komunist i Ramiz Alisë po kalonte në agoni, qyteti i vogël i Laçit (sot Bashkia Kurbin), me rrethinat, u përfshinë në disa trazira të papara ndonjëherë. Në një ditë dhe orë të paralajmëruar që më parë, u sulmuan, plaçkitën, shkatërruan dhe dogjën magazina të mëdha, dyqane, zyra, stalla e ambiente të tjera ndërmarrjesh dhe institucionesh shtetërore. Për disa ditë me radhë në atë qytet flakët dhe tymi pushtuan qiellin duke mos munguar dhe viktimat. I vetmi që shpëtoi pa u grabitur asokohe në atë qytet, ishte filiali i Bankës së Shtetit, paratë e të cilit dhe një pjesë e dokumentacionit u evaduan në orët e vona të...