Berisha sulmon Ramën për “non grata”-n ndaj gazetarit: Atentat ndaj lirisë së fjalës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj shpalljes “non grata” të gazetarit nga Maqedonia e Veriut, Valjon Bela, duke e cilësuar vendimin si një sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe medias. Gjatë një konference për mediat nga selia e PD-së, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron pas këtij vendimi, duke pretenduar se ai është marrë me ndikimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Sipas Berishës, Bela është një gazetar që ka mbajtur qëndrime kritike ndaj qeverisë shqiptare dhe se ndalimi i hyrjes në vend përbën, sipas tij, një përpjekje për të kufizuar zërat kundër pushtetit. “Shpallja non grata e një gazetari për shkak të qëndrimeve të tij është një atentat ndaj fjalës së lirë dhe mendimit të lirë”, deklaroi Berisha, duke e cilësuar...
Burimi:
ntv.al