Momente frike/ Rrezikonin të mbyteshin në det, policia shpëton dy të rinj

Momente frike/ Rrezikonin të mbyteshin në det, policia shpëton dy të rinj

Dy të rinj janë shpëtuar nga mbytja pasditen e së martës në ujërat pranë ishujve të Ksamilit, pasi pedalonja me të cilën po lundronin pësoi defekt dhe nisi të merrte ujë. Ngjarja u sinjalizua në sallën operative të policisë përmes një telefonate, ku u raportua se një pedalone kishte futur ujë në brendësi të saj dhe ishte anuar, duke rrezikuar të fundosej. Në mjetin lundrues ndodheshin dy persona, Hetem Mezini, 29 vjeç dhe Zef Mersini, 36 vjeç, të dy banues në Kukës. Pas marrjes së njoftimit, në drejtim të zonës u nisën shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës me mjetin lundrues BP-11, si dhe dy mjete jetski. Efektivët ndërhynë në kohë duke i nxjerrë dy të rinjtë nga pedalonja, të cilët fatmirësisht ndodheshin në gjendje...