‘8.5 milionë lekë për kompaninë e Beqirit’/ Berisha akuzon Ramën

‘8.5 milionë lekë për kompaninë e Beqirit’/ Berisha akuzon Ramën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rikthyer në vëmendje çështjen e biznesmenit Ermal Beqiri, i arrestuar në Francë pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, duke hedhur akuza ndaj qeverisë për mënyrën se si është trajtuar rasti i tij. Në një deklaratë për mediat, Berisha pretendoi se pasuritë e Beqirit nuk janë sekuestruar dhe se kompania e tij ka vijuar të përfitojë pagesa nga institucionet publike. Sipas tij, bëhet fjalë për një pagesë prej 8.5 milionë lekësh për kompaninë e biznesmenit. Kreu i PD-së akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mbron interesat e Beqirit dhe e cilësoi këtë si një tregues të lidhjeve mes politikës dhe krimit. “Krimi dhe shteti janë një dhe të pandarë”, deklaroi Berisha, duke pretenduar se Beqiri, pavarësisht akuzave penale...