Andrea Morricone dirigjon në Tiranë veprat ikonike të të atit
Muzika e një prej kompozitorëve më të mëdhenj të kinemasë botërore Ennio Morricone erdhi në Tiranë me një koncert nën dirigjimin emocionues të të birit, Andrea Morricone. Me pjesëmarrjen e Marco Morricones, i cili solli përmes fjalës kujtimet për të atin në koncertin “Morricone ishte im atë”, mbrëmja u kthye në një homazh të ndjerë ndaj një prej kompozitorëve më të mëdhenj të kinemasë botërore. Në Ditën e Europës, në Tiranë u organizua dhe kjo mbrëmje artistike kushtuar kompozitorit të madh Ennio Morricone, ku pjesëmarrës në koncert të shtunën ishin krerë të lartë të shtetit, trupat diplomatikë në vendin tonë, njerëz të artit dhe kulturës. Solistë të mbrëmjes Cecilia Grillo, Alessio Quaresima Escobar, Vittoriana De Amicis. Orkestra Simfonike e RTSH dhe Kori i Teatrit Kombëtar...
Burimi:
sot.com.al