Albanians for America: Koha të fillojë Dialogu Strategjik Kosovë–SHBA
Organizata Albanians for America (AFA) ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar se tashmë janë krijuar të gjitha kushtet për riaktivizimin e këtij procesi. Në një reagim publik, AFA rikujton se në janar të vitit 2024, gjatë vizitës në Kosovë, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, kishte paralajmëruar se procesi i Dialogut Strategjik do të finalizohej së shpejti, duke sinjalizuar hyrjen e marrëdhënieve Kosovë–SHBA në një fazë të re bashkëpunimi. Sipas organizatës, partneriteti ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së është ndërtuar mbi besimin dhe mbështetjen amerikane për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, ndërsa Dialogu Strategjik do të ishte vazhdimësi e natyrshme e kësaj aleance. AFA rikujton se më 12 shtator...
Burimi:
kultplus.com