167 vjet nga lindja e Filip Shirokës, poetit dhe publicistit të shquar të Rilindjes
Më 3 gusht 1859, në Shkodër lindi Filip Shiroka, një nga poetët dhe publicistët më të shquar të Rilindjes Kombëtare. Pjesëmarrja e tij në lëvizjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878–1881) e detyroi të mërgonte që në moshë të re, duke u vendosur fillimisht në Egjipt e më pas në Liban, ku punoi si inxhinier hekurudhash. Megjithëse jetoi larg vendlindjes, lidhja e tij me atdheun mbeti e pandërprerë. Nën pseudonimin Gegë Postriba, ai botoi poezi dhe shkrime publicistike që dhanë një kontribut të rëndësishëm në letërsinë dhe kulturën shqiptare. I frymëzuar nga idealet e Rilindjes Kombëtare dhe nga veprimtarë të shquar si Pashko Vasa, Luigj Gurakuqi dhe Çajupi, Shiroka e vuri krijimtarinë e tij në shërbim të çështjes kombëtare. Poezitë e tij, të dalluara për...
Burimi:
kultplus.com