Burimi:
Kohajone.com

“Ku je mbyllur o shpirti i mamit”/ Nëna e 22-vjeçares shqiptare shpërthen në lot, përcillet për në banesën e fundit Ilaria Sula
👁5990
Varrimi i Ilaria Sulës, studentes së re 22-vjeçare e cila u vra nga ish-i dashuri i saj, Mark Anthony Samson, po mbahet ditën e sotme në Bashkinë e Ternit. Kortezhi i varrimit nis nga shtëpia ku jetonte e reja me prindërit e saj përpara se të shkonte në Romë për të studiuar Statistikat në Universitetin Sapienza. Në krye të kortezhit të gjatë, kanë pjesë qindra njerëz, mes tyre edhe shumë të rinj, studentë dhe pedagogë nga shkolla në të cilën studionte. Nga pamjet e publikuara nga mediat italiane, momente prekëse shfaqen kur nëna e Ilarias, Gëzime Sula shfaqet duke thirrur...