Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

Nga Skënder Minxhozi/ E thënë shkurt, populli po sheh sesi digjet Tirana nga ballkonet e shtëpisë, kurse për studentët s’ka asnjë informacion të saktë. Me shumë gjasë, pas mbylljes së universiteteve dy javë më parë, janë kthyer në shtëpi në pritje që të mbarojë kjo marrëzi gurësh dhe dhune. Protesta e dhunshme e një pakice opozitarësh dhe të rinjsh ka futur prej dy javësh në një tunel tymi dhe flakësh kryeqytetin e Shqipërisë. Një turmë që nuk i kalon dy-tre mijë vetat dhe në krye të së cilës qëndron një komando me maska që mbjell shkatërrim nëpër rrugë duke djegur e shkatërruar prona private, banka, institucione shtetërore apo sinjalistikë rrugore. Një komando që është kthyer në një makth për një qytet i cili e ka...