Shqiptarët e zemëruar, kemi qenë më mirë kur kemi qenë më keq?

Shqiptarët e zemëruar, kemi qenë më mirë kur kemi qenë më keq?

Nga Lorenc Vangjeli Kanë kaluar vetëm 33 vjet. Sa mosha e Jezu Krishtit. Koha e mjaftë për të krijuar një dogmë filozofike që po qeveris botën moralisht prej mbi dy mijë vjetësh duke ndarë të mirën nga e keqja. Në 33 vjet Shqipëria ka ndryshuar pafundësisht shumë dhe nuk ka asnjë krahasim me të shkuarën e saj. E megjithatë, ka një bërthamë tronditëse në shoqëri, që dëshpërimi sot e bën të firmosë pamëdyshje aksiomën e frikshme: Ishim më mirë kur ishim më keq! A është vërtet kështu? Vështirë të provohet në mënyrë absolute një gjë e tillë, por një dëshmi e të shkuarës, afron një pohim të pabesueshëm. Pohimi dramatik vjen nga bregu tjetër i Adriatikut. Nga një italian pak i njohur në Shqipëri, Nilo...