Deputeti i “Listës së Studentëve” zgjidhet kryetar i Kuvendit në Serbi, i zë vendin edhe Vuçiç
Aleksandër Çupiç SERBI-Aleksandër Çupiç, deputet i 'Listës Studentore', është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të Serbisë, pasi siguroi mbështetjen e 140 deputetëve në votimin e zhvilluar gjatë ditës së tretë të seancës konstituive. Përkohësisht, ai do mbajë edhe postin e Presidentit të vendit, deri sa të zgjidhet pasuesi i Aleksandër Vuçiç. Kundërshtari i tij, Stojan Radenoviç, nga grupi parlamentar opozitar “Serbia fiton”, mori 97 vota. Deputetët votuan hapur, një nga një, pasi iu thirr emri. Pas votimit, Çupiç mori drejtimin e seancës parlamentare. “Më është besuar një nder dhe një përgjegjësi e madhe. Dialogu dhe toleranca duhet të bëhen pjesë e kulturës politike të secilit prej nesh”, tha Çupiç në fjalimin e tij. Çupiç ka lindur më 1978 dhe është rritur në Prokuple. Ka...
Burimi:
zeri.ai