Sherri në burgun e Shkodrës, 2 të burgosur plagosin të dënuarin, njërit i gjendet një celular në qeli
celulari SHKODËR- Policia ka zbardhur konfliktin mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, ku njëri prej tyre ka mbetur i dëmtuar në fytyrë. Sipas njoftimit, sherri ka ndodhur një ditë më parë, ku dy të burgosurit Sebastian Ogiçi dhe Altedi Olldashi, janë konfliktuar me të dënuarit S.G, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime në fytyre. Pas incidentit, bëhet me dije se janë ushtruar kontrolle ku në qelinë e Ogiçit është gjetur është gjetur një aparat celular, send i ndaluar në ambientet e burgut. Njoftimi i policisë: Në datë 18.11.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit S.O, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të...
Burimi:
zeri.ai