“Dy ditë afat të përgjigjeni!”- KEK-u i Kosovës nën presionin e kërkesave të punëtorëve, paralajmërohen protesta

“Dy ditë afat të përgjigjeni!”- KEK-u i Kosovës nën presionin e kërkesave të punëtorëve, paralajmërohen protesta

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë vendosur t’i japin edhe një mundësi dialogut me menaxhmentin, duke pezulluar përkohësisht protestën e paralajmëruar për rritjen dhe nivelizimin e pagave, si dhe realizimin e pagës së 13-të. Megjithatë, nëse negociatat nuk përkthehen në rezultate konkrete, protesta mbetet opsion. Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, ka bërë të ditur se vendimi për pezullimin e protestës është marrë pas takimeve me menaxhmentin dhe bordin e KEK-ut. “Në momentin kur nuk ka dialog edhe nuk shterohen mundësitë e shqyrtimit të kërkesave dhe nuk ka rezultate, pa diskutim që ne e kemi opsionin e protestës”. Ndërkaq, nënkryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, thotë se KEK-u është zotuar që brenda dy ditësh t’u përgjigjet kërkesave të...