Kapen 12 kg kanabis xhelatinë në valixhe, autori lë ‘Audin’ mes autostradës, kapet shoku i tij

Kapen 12 kg kanabis xhelatinë në valixhe, autori lë ‘Audin’ mes autostradës, kapet shoku i tij

DROGA E SEKUESTRUAR TIRANË-12 kg kanabis xhelatinë janë sekuestruar në kuadër të operacionit antidrogë “Risia”. Policia njofton se në orët e para të mëngjesit u kërkua ndalimi i automjetit tip 'Audi' në autostradën “Tiranë-Elbasan”, i cili drejtohej nga Flavio Ismalaj, 22 vjeç. I riu nuk i është bindur efektivëve, teksa ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, ka braktisur automjetin në autostradën “Tiranë-Elbasan” dhe është larguar. Ismalaj është shpallur në kërkim, ndërsa Policia ka arrestuar bashkëpunëtorin e tij, Mariglen Vata, i cili monitoronte lëvizjen e mjetit 'Audi' ku ndodhej sasia e kanabisit me qëllim shitjen. Nga kontrolli në automjetin që braktisi 22-vjeçari u gjetën 12.1 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, në trajtë xhelatinoze, ndërsa nga kontrolli në banesën e të arrestuarit u gjet sasi lënde e...