Kryeministri Rama para fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Krenar për Shqipërinë!
Kryeministri Edi Rama do t’i adresohet sot me një fjalë Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork. Rama ndau në rrjetet sociale një fotografi pranë flamurit kombëtar në selinë e OKB-së, pak përpara adresimit në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara. “Krenar për Shqipërinë”, shkruan Rama krahas fotos. Dhe më poshtë: “Pak përpara adresimit të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara…”. Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gjatë vizitës, Kryeministri shoqërohet nga bashkëshortja, Linda Rama, dhe delegacioni zyrtar shqiptar. Gjatë një mbrëmje gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në New York, në fjalën e tij Kryeministri Rama u...
Burimi:
javanews.al