Burimi:
Kohajone.com

Kryebashkiaku Llatja: Një rrugë e re me standarde po lidh Elbasanin urban me natyrën e Krastës
👁11865
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, inspektoi nga afër punimet në rrugën “Gjergj Arianiti”, një investim i rëndësishëm që po merr formë dita-ditës dhe që pritet të ndryshojë ndjeshëm qarkullimin dhe pamjen urbane të qytetit. Me trotuare të reja, ndriçim modern dhe korsi të dedikuara për biçikleta, kjo rrugë po lidh lagjen “Emin Matraxhiu” me Menglin dhe më tej me Koridorin VIII, duke sjellë një alternativë të re qarkullimi për banorët dhe një pamje mbresëlënëse përgjatë brigjeve të lumit Shkumbin. Punimet kanë avancuar me ritme të mira edhe në pjesën lumore të rrugës, ku aktualisht janë përfunduar rreth 75 përqind...