Kroacia i kushtëzon Malit të Zi rrugën drejt BE: Kërkon kthimin e pasurive ushtarake nga koha e ish Jugosllavisë
Kroacia po i kërkon Malit të Zi kthimin e një sërë pasurish ushtarake të mbetura nga ish-Jugosllavia, mes tyre anije luftarake, nëndetëse, mjete lundruese dhe një spital ushtarak. Sipas Zagrebit, vlera e tyre kalon 2.4 miliardë euro dhe kjo çështje do të lidhet edhe me negociatat e Podgoricës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, deklaroi se anija "Jadran" nuk është e vetmja pasuri që Kroacia kërkon nga Mali i Zi. Sipas tij, Zagrebi disponon harta interaktive dhe dokumente që tregojnë gjendjen e pasurisë ushtarake më 31 maj 1990 dhe një vit më vonë. "Në atë kohë kishim rreth 207 mjete lundruese në Kroaci dhe rreth 30 në Mal të Zi, ndërsa një vit më vonë situata ishte e kundërt...
Burimi:
syri.net