Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Krimi zgjedhor/ Kallëzime për shitblerje votash, por pa prova, Dumani: Ishim në kontakt me partitë politike dhe…
Kreu i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi sot një takim me dyer të mbyllura me gazetarët, ku në qendër të diskutimit ishte krimi zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Siç raportohet nga gazetarja Klodiana Lala, Dumani bëri me dije se janë depozituar disa kallëzime për shitblerje votash, por sipas tij, ato nuk janë shoqëruar me prova konkrete. Ai theksoi se SPAK ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësues të forcave politike dhe me Policinë e Shtetit, ndërsa për secilin pretendim janë kryer verifikimet përkatëse.