Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kreu i SPAK takim me zv/presidenten e policisë gjermane: Diskutuam për luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike
👁3570
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, mirëpriti Zëvendëspresidenten e Policisë Kriminale Federale të Gjermanisë, Martina Link. Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit kundër krimit të organizuar, me fokus luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike. Dumani theksoi rëndësinë e ndihmës së ndërsjelltë në kohë reale dhe angazhimin e SPAK për të intensifikuar bashkëpunimin, veçanërisht në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me origjinë kriminale. Link vlerësoi skuadrat e përbashkëta hetimore si një model suksesi në bashkëpunimin mes SPAK dhe autoriteteve gjermane të zbatimit të ligjit. Top Channel