Kreu i FIFA-s sërish në telashe, Infantino dyshohet se ndërhyri te administrata Trump për të mbajtur në SHBA punonjësen pa leje qëndrimi!
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është përfshirë në një tjetër polemikë, pasi akuzohet se ka përdorur marrëdhëniet e tij me presidentin amerikan Donald Trump për të ndihmuar një punonjëse të tij të siguronte leje qëndrimi dhe pune në Shtetet e Bashkuara. Sipas raportimit të The New York Post, bëhet fjalë për 33-vjeçaren Yajarlin del Socorro Fernandez, me origjinë nga Nikaragua, e cila punonte në banesën e Infantinos në Miami. Leja e saj për të qëndruar në SHBA ishte revokuar pasi administrata Trump anuloi, në qershor të vitit 2025, marrëveshjet me katër vende të Amerikës Qendrore. Megjithatë, pavarësisht heqjes së lejes, Fernandez vijoi të ishte në listën e pagave të kreut të FIFA-s. Sipas pretendimeve të publikuara, Infantino më pas kërkoi ndihmën e ish-kreut të Federatës...
Burimi:
javanews.al