KPP kthen për rivlerësim tenderin 2.6 mln euro të shërbimit të lavanderisë së ‘Shefqet Ndroqi’

KPP kthen për rivlerësim tenderin 2.6 mln euro të shërbimit të lavanderisë së ‘Shefqet Ndroqi’

Komisioni i Prokurimit Publik ka kthyer për rivlerësim tenderin me fond limit rreth 2.64 milionë euro pa TVSH për shërbimin e lavanderisë dhe hotelerisë për pacientët e hospitalizuar në Qendrën Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”, duke urdhëruar kualifikimin e njërit prej operatorëve që e kishin ankimuar. Me vendimin nr. 1090/2026, të datës 1 shtator, KPP pranoi ankesën e Abi’s, por jo atë të kompanisë italiane Hospital Service SRL dhe kërkoi që autoriteti kontraktor, Operatori i Blerjeve të Përqendruara, të kryejë rivlerësimin e procedurës sipas konstatimeve të Komisionit Procedura ka një fond limit prej 251.26 milionë lekësh pa TVSH, ose 2.64 milionë euro, sipas kursit zyrtar të këmbimit prej 95.18 lekësh për euro të datës 9 qershor. Tenderi u publikua më 10 qershor dhe faza e parë,...