Kosova kalon raundin e parë kualifikues për Botërorin 2027 në hendboll

Kosova kalon raundin e parë kualifikues për Botërorin 2027 në hendboll

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave ka kaluar me sukses raundin e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027, duke e eliminuar Estoninë pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Prishtinë. Fitorja bindëse e së premtes, me rezultat 39:22, ishte vendimtare për kualifikimin e Kosovës në raundin e ardhshëm. Në ndeshjen e dytë, të zhvilluar të shtunën, Estonia fitoi me rezultat 27:25, por kjo nuk mjaftoi për të përmbysur epërsinë e krijuar nga hendbollistet kosovare në përballjen e parë. Në ndeshjen e dytë, paraqitja e Kosovës ishte më e dobët krahasuar me takimin e parë, ndërsa hendbollistet estoneze e shfrytëzuan këtë për të shënuar fitore me dy gola dallim. Merlinda Qorraj ishte golashënuesja më e mirë e Kosovës në këtë takim, me nëntë...