Kosova dhe Italia drejt marrëveshjes për bashkëprodhimin e filmave

Kosova dhe Italia drejt marrëveshjes për bashkëprodhimin e filmave

Kosova dhe Italia kanë hedhur një hap të ri drejt thellimit të bashkëpunimit në fushën e kinematografisë, me synimin për të krijuar një marrëveshje bilaterale për bashkëprodhimin e filmave dhe për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit mes industrive filmike të dy vendeve. Lidhur me këtë zhvillim, drejtoresha e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, dhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Nita Shala, kanë zhvilluar një takim në Romë me drejtorin e përgjithshëm për Kinemanë dhe Audiovizualin në Ministrinë e Kulturës së Italisë, Giorgio Carlo Brugnoni. Takimi u mbajt gjatë qëndrimit të delegacionit kosovar në Romë, me rastin e pjesëmarrjes në Festivalin EuroBalkan Film, ndërsa në qendër të diskutimeve ishte forcimi i marrëdhënieve kulturore dhe kinematografike ndërmjet dy vendeve. Sipas njoftimit të publikuar nga Qendra Kinematografike...