Kos për Corriere della Sera: Shqipëria dhe Mali i Zi në krye të procesit të zgjerimit të BE-së

Kos për Corriere della Sera: Shqipëria dhe Mali i Zi në krye të procesit të zgjerimit të BE-së

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Shqipëria dhe Mali i Zi janë aktualisht në grupin e vendeve që kanë bërë më shumë përparim në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Në një intervistë për Corriere della Sera, Kos tha se procesi i zgjerimit të BE-së po shënon këtë vit më shumë rezultate se në 25 vitet e fundit. Sipas saj, pas Shqipërisë dhe Malit të Zi vijnë Moldavia dhe Ukraina, ndërsa për Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut procesi është ende në faza më të hershme. Serbia, sipas saj, mbetet një rast më vete. Kos tha se aktualisht ekziston një “dritare mundësie” për zgjerimin e BE-së dhe se ajo mund të qëndrojë e hapur edhe përtej fundit të këtij viti. Megjithatë,...