Korçë/ Konflikt mes dy vëllezërve në lagjen 13, një i plagosur me sëpatë

Korçë/ Konflikt mes dy vëllezërve në lagjen 13, një i plagosur me sëpatë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte, 1 shtator, ku dy vëllezës janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesë për motive të dobta, ku njëri prej vëllezërve ka goditur me sëpatë vëllain e tij. Sipas të dhënave, autori është larguar nga banesa por është kapur pak minuta më pas nga forcat e komisariatit të policisë. I plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit ku po merr ndihmën mjekësore. Ky i fundit ka marrë një plagë në shpatull dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.