Korça i bashkohet protestës në Tiranë, demokratët në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen
Pesë degët e Partisë Demokratike në qarkun juglindor, Korçë, Pogradec, Maliq, Devoll dhe Kolonjë, janë organizuar për t’iu bashkuar protestës në Tiranë në mbështetje të studentëve. Demokratët janë nisur me automjetet e tyre private, që prej mbrëmjes së djeshme dhe gjatë ditës së sotme. Një pjesë e madhe e tyre kanë mbërritur tashmë në kryeqytet, ku do t’i bashkohen protestës dhe kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Burimi:
syri.net