Konsiderohet si rivali kryesor i Infantino, Al-Khelaifi merr vendimin për presidencën e FIFA
1 Tetor 2026 9:30 Telesport Nasser Al-Khelaïfi nuk ka ndërmend të hyjë në garën për presidencën e FIFA. Kreu i Paris Saint-Germain dhe i Shoqatës së Klubeve Evropiane të Futbollit (EFC) ishte përmendur muajt e fundit si një kandidat i mundshëm alternativ ndaj Gianni Infantino. Gjithsesi, ai ka vendosur ta përjashtojë përfundimisht këtë mundësi. “Nuk kam absolutisht asnjë interes për FIFA, asnjë ambicie për të qenë aty. Nuk mendoj se jam personi i duhur dhe, sinqerisht, nuk kam dëshirë të shkoj atje”, tha Al-Khelaifi. Drejtuesi nga Katari theksoi sërish se është i përqendruar te projektet që po zhvillohen tashmë në futbollin e klubeve, veçanërisht me EFC-në dhe nismën e re për klubet botërore të futbollit, e cila u prezantua në asamblenë e përgjithshme të shoqatës....
Burimi:
telesport.al