Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi
Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar në qytetin e Shkodrës, në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Interpolin dhe strukturat ligjzbatuese italiane. Në pranga ka rënë Aldo Doçaj, 45 vjeç, i cili u lokalizua dhe u ndalua nga efektivët e Drejtorisë Operacionale të Posaçme të Policisë së Shtetit në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës. Arrestimi i tij është kryer pas një kërkese të autoriteteve italiane, pasi Doçaj rezulton i dënuar nga drejtësia e këtij shteti dhe ka ende për të vuajtur një pjesë të dënimit prej 5 vitesh burgim. Për shkak të këtij dënimi, 45-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa lokalizimi dhe arrestimi i tij në Shkodër u bë i mundur falë bashkëpunimit...
Burimi:
gijotina.com